I vetmi që i doli kundër “Murinjos grek”, Luftëtari thërret Hilgenin: Nuk e bëj më atë gjë!

Marantas u shkarkua nga Luftëtari për shkak të rezultateve negative që mori te bluzinjtë. Justifikimet ishin të pafundme kur bëhej fjalë për të shpjeguar humbjen, por përgjegjsitë asnjëherë nuk i merrte mbi shpatulla.

Një prej lojtarëve të larguar prej sjelljes së tij ishte edhe Cerezo Hilgen. Ky i fundit erdhi si një afrim i bujshëm dhe me të drejtë, pasi bënte diferencën në grupin e bluzinjve. Por mbrojtësi holandez duhej të largohej, pasi Marantas e ka pritur “me këmbët e para” që në stërvitjen fillestare, duke nisur me ulërimat. Hilgen ishte i vetmi që i doli kundër dhe u largua, duke e quajtur si “Murinjo” që vinte nga kategoria e tretë greke, për ta ironizuar. Asokohe Marantas ishte ende në krye të Luftëtarit, por pas shkarkimit të tij, klubi e telefonoi sërish Cerezon që të rikthehej.

“Kam kaluar një kohë të mirë në Greqi, por doja të ngjitesha më lartë në karrierë, prandaj ika në Shqipëri. Me trajnerin e ri, Georgios Marantas nuk kam pasur marrëdhënie të mira. Ai fliste shumë gjëra të pavërteta dhe ishte një turp i madh. Më pas erdhi edhe shkarkimi, pjesërisht për shkak të rezultateve. Luftëtari më thirri prapë nëse doja që të kthehesha, por nuk e bëj më atë gjë. Sidoqoftë, këto janë përvoja që duhet t’i përjetosh. Unë isha holandezi i parë që mbërritja në Shqipëri, një vend tjetër, një kulturë tjetër. Përshembull ndeshjjen e parë pashë vetëm topa të gjatë për mënyrën sesi luhej. Tani jam gati për aventurën e radhës. Mund të jetë në Holndë, por pak e vështirë. Ndiej që kam më shumë vlerësim jashtë vendit sepse je i huaj dhe dallohet lehtë shkolla holandeze e futbollit”, tha Cerezo Hilgen për “Hetamsterdamschevoetbal”. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online