Nga Klaudio Ndreca
Haland është djaloshi magjik që ka pushtuar botën e futbollit, teksa menjëherë aftësitë e tij arriti që t’i tregonte edhe me Dortmundin. Megjithëse ende i vogël në moshë, sulmuesi norvegjez u kthye në lojtar vendimtar për skuadrën gjermane, duke mos pritur gjatë sa i përket përshtatjes.
Gjithashtu edhe PSG do të hiqte keq prej tij, ndërsa në ndeshjen e parë u mundën vetëm nga ky djalosh, por arritën të kualifikoheshin në ndeshjen e radhës në Champions League. Yjet francezë nuk u treguan korrekt, ndërsa nisën të tallen me festimin e norvegjezit, që gjithmonë mediton pas një goli të shënuar. I pyetur nga gazetarët e “ESPN” për këtë gjë, nuk zgjedh që të ofendojë dhe prek kundërshtarët, por tregon edhe njëherë shembullin që duhet të merret prej tij.
“Unë mendoj se lojtarët e PSG ndihmuan për të përhapur menditimin. Kështu ata i treguan gjithë botës sesa e rëndësishme është. I jam shumë mirënjohës që më ndihmuan për këtë”, shprehet Haland që ka klas edhe në përgjigje, megjithëse ky nuk ishte qëllimi i francezëve. /Sport Ekspres/