“I thashë Rejës ta fuste te 11-shja”! Enis Cokaj transferohet te Panathinaikosi, Alban Bushi flet në Greqi: Nuk e prisja, tani do merret nga Kombëtarja A

Enis Cokaj ka bërë një hap të madh në karrierë. Mesfushori shqiptar ka lënë Lokomotivën në Kroaci dhe është pjesë e Panathinaikos në elitën e futbollit të Greqisë. Mbi këtë transferim ka folur edhe trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi. Në një intervistë për median greke “Sdna”, Bushi u shpreh se është në dijeni të vlerave të këtij mesfushori, madje ia ka bërë të qartë edhe Rejës këtë gjë.

“Cokaj është futbollist shumë i mirë. Fola javën e kaluar me të, nuk e prisja se do të vinte në Greqi. Është lojtar që shquhet për vrapimet në mesfushë dhe topat e gjatë diagonal. Lojtar skuadre, punëtor dhe me këmbë të fortë. Është i mirë në bllokim të aksioneve dhe në krijim e tyre. Mendoj se ky është një transferim shumë i mirë i Panathinaikos. Përmes kësaj lëvizje, Cokaj do të vendoset te Kombëtarja A. I dhashë mundësinë të luante për herë të parë te U21, madje i kërkova trajnerit Reja ta merrte në ekip të parë dhe ta vendoste në 11”, tha Bushi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *