“I thashë mos më vë karton, e nxorri në minutë të 7”, Lila tregon historinë komike me Jeminin

Andi Lila ka treguar një historike komike që i ka ndodhur me Lorenc Jeminin, përpara disa viteve në kampionatin shqiptar. Të ftuar në “Procesi Sportiv”, nuk mund të mungonin edhe disa histori komike.

“Mbaj mend që kemi zhvilluar në vitin 2010 një ndeshje në “Qemal Stafa”. Luante Tirana me Dinamon dhe unë i kisha dy kartonë të verdhë të grumbulluar më herët. Nëse merrja edhe një, atëherë nuk do të luaja kundër Skënderbeut në ndeshjen e radhës që ishte shumë e rëndësishme. “Në rregull, do të kursej”, më tha Jemini. Minuta e 7 e takimit dhe menjëherë më tregon kartonin e verdhë”, u shpreh duke qeshur Andi Lila. /Sport Ekspres/