“I thash babait, do të hidhem nga e djathta ime”

 

Thomasi rrëfehet: Superkupa mbetet kujtimi më i bukur, por kjo ndeshje në Torino hyn në pesë më të bukurat e karrierës. E kisha studiuar Dibalanë. Me fat dhe meritë, fituam. Por, me këmbë në tokë

Një pritje që vlen sa një gol. Minuta 94’ e ndeshjes Juventus-Lacio. Bardhekaltërit janë në avantazh 2-1. Patrik përplas në zonë Bernardeskin… Arbitri Macoleni konsultohet me VAR-in dhe dekreton penallti. Dibala godet, Strakosha grushton dhe Lacio thyen “Stadium”-in e Torinos, një fortesë apo kështjellë që duroi plot 782 ditë. Një hedhje dhe intuitë fantastike, që i jep mundësi Lacios të vazhdojë të ëndërrojë dhe besojë akoma më shumë se këtë sezon mund të bëhen gjëra të mëdha.

“Kur vërshëlleu penalltinë e përjetova pak keq situatën”, tha Strakosha për mediet italiane, “sepse ishte thuajse fundi dhe ata nuk e meritonin barazimin. Falë Zotit e prita dhe fituam. A e kisha studiuar? Sigurisht, e bëj gjithmonë përpara ndeshjeve”

Sekreti – Sakaq, për portalin zyrtar të Lacios, Strakosha shtoi edhe sekretin e pritjes së penalltisë: “Me mjeshtrin e analizës, por edhe mister Grixhionin dhe tim atë, me të cilin gola përpara ndeshjes, vendosëm se, nëse Dibala do të godiste penallti, do të hidhesha nga e djathta ime. Ishim të pafat në dy episode kyçe dhe, në ufnd, me pak fat fituam me meritë”.

Ambicjet – Suksesi në shtëpinë e kampionëve të Italisë konfirmon progresin e një skuadre në rritje. Imobile (kuota 11 gola në kampionat) duket i papërmbajtshëm, Luis Alberto zhvendos ekuilibrat dhe me një Strakosha kështu gjërat bëhen me të thjeshta. “Nuk e di nëse është ndeshja më e bukur e karrierës time”, zbuloi Strakosha. “Ndoshta ishte ajo e Superkupës më e bukura (aty, Dibala do t’i shënonte).

Sigurisht, është mes pesë ndeshjeve më të bukura që kam zhvilluar”. Renditja buzëqesh dhe akoma më shumë e ardhmja është edhe më e ndritur. “Mendojmë ndeshje pas ndeshje. Jemi duke punuar fort për të qenë mes pesë ekipeve të para. Endërrojmë por qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk ndryshojnë objektivat, por duhet të vazhdojmë të tregojmë vlerat. Ne besojmë te aftësitë tona”.

Strakosha ka folur edhe për Lorik Canën, që me Thomasin ka fituar trofeun e Kupës së Italisë me Lacion:

Eshtë një njeri i madh, përveç se futbollist i madh.Më jepte shumë këshilla. Mua dhe të rinjve të tjerë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *