“Në Shkodër ndoshta do të kthehem një ditë, por i siguroj që do të më kërkojnë përsëri”, këto ishin fjalët që talenti, Uheid Hoxha tha një vit më parë për “Sport Ekspres”. Por shkodrani nuk gabon me fjalët e tij. Me ardhjen e drejtuesëve të rinj, në Shkodër po filojnë të kthejnë sërish sytë nga telentet e humbura.
Akademia kuqeblu gjithnjë ka qenë një fabrikë që vetëm prodhonte futbollistë cilësorë, por kohët e fundit besimi brenda shtëpisë ka rënë ndjeshëm, me shumë talente shkodran që janë shitur në ekipe të tjera, si në rastin e Hoxhës.
Megjithatë drejtuesit e rinj duket se nuk duan të bëjnë më gafa dhe “të qajnë” Akademinë e tyre, duke afruar sërish në gjirinj e tyre Uheid Hoxhën. Ky i fundit ka shpërndarë në rrjetin e tij social një postim ku shihet me drejtorin sportiv të Vllaznisë në ambientet e klubit. “I lumtur të rikthehem sërish në shtëpi”, shkruan lojtari, që ende nuk e ka harruar dashurinë për ndhyrat kuqeblu, pavarësisht se dikur nuk treguan besim ndaj tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/