Bruno Dita u përfol shumë për një largim të mundshëm nga Skënderbeu. Paraqitjet e mira që ka bërë me korçarët kanë bërë që ky lojtar të përflitet shumë për një lëvizje të mundshme nga skuadra e Dajës. Madje në një moment do t’i shkelte syrin kalimit te Tirana, ndërsa gjendeshim në jehonën e zërave për një transferim të tillë.
Por kjo i përket së shkuarës, ndërsa Dita shprehet për “RTSH Sport”: “Është mbyllur çdo gjë. Unë jam lojtar i Skënderbeut tani, do të jap maksimumin tim, deri kur të më mbyllet kontrata. Ne duhet të mendojmë dhe të mos lëmë pikë në shtëpi, edhe me mbështetjen e tifozëve. Tani kemi ndeshjen ndaj ekipit të Bylisit, ndërsa sa i përket vendimeve të arbitrave për kartonat e shumta që na jepen, nuk kam se çfarë të them më tepër. Janë mendimet e tyre dhe ne duhet të shohim punën tonë”, ka thënë Dita. /Sport Ekspres/