I shkeli syrin Shqipërisë, De Biazi e di fundin me Azerbajxhanin dhe “tregon dhëmbët” në Itali: Nuk kam v.dekur akoma, unë bëj sukses prapë

Periudha e artë e De Biazit si trajner ishte edhe kulmimi për Shqipërinë, në Europianin e Francës. Pas këtij largimi, karriera e italianit ishte për t’u harruar, ndërsa edhe kuqezinjtë nuk po e përsërisin të njëjtin sukses. Pak ditë më parë De Biazi dha qartazi sinjale për t’u rikthyer te Kombëtarja jonë në “Oversport”, megjithëse u shpreh se nuk mund të vetëkandidojë, duke kërkuar hapur telefonatën e Armand Dukës për t’i ofruar stolin.

Ndërkohë italiani e di fare mirë se aventura e tij me Azerbajxhanin do të mbyllet pas Ligës së Kombeve. Kontrata skadon dhe duke parë rezultatet zhgënjyese, nuk ka asnjë shans për rinovim. Në një prononcim për “Ilfattoquotidiano”, De Biazi ka treguar sërish “dhëmbët” për forcën e tij. “Nuk kam v.dekur akoma, mund të bëj sukses ende. Në Kombëtare apo ekip, nuk është shumë e rëndësishme për mua”, tha mes të tjerash De Biazi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *