I shkel syrin me deklaratën e fundit, De Biazi lë të hapur dhe kërkon kthimin te Shqipëria si trajner

Tanimë është një fakt i ditur, De Biazi kërkon që t’i rikthehet te Shqipëria si trajner. Në çdo moment kur Panuçi dhe Reja gjendej në vështirësi, atëherë shfaqej edhe trajneri që na dërgoi në Europianin e Francës. Nëpërmjet një deklarate të fundit për “Koha”, De Biazi la sërish gjithçka të hapur.

“Kam kontratë me Azerbajxhanin deri më 30 shtator dhe më pas do t’i shqyrtoj të gjitha ofertat që do t’i kem përpara. Lërini spekulimet! Shumicën e kohës janë si era. Në botën mediatike 95% të fjalëve janë gënjeshtra”, u shpreh trajneri italian. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *