Klaus Gjasula ka qenë i pranishëm në “Fan Zone”, atje ku ka folur për të ardhmen e tij personale dhe njëkohësisht edhe për Kombëtaren. Një krahasim të bukur bën mesfushori shqiptar, duke i ngritur peshë edhe tifozët shqiptarë: “Jemi aty në listë për t’u kualifikuar, por të tjerët nuk na shohin”.
Pra Shqipëria ka shpresa reale dhe mundësi për mrekullira, megjithëse për momentin nuk llogaritet nga të tjerët. Gjithashtu Gjasula është shprehur se nuk mund t’i thoshte “JO” një oferte nga Lacio, atje ku drejtor sportiv është Igli Tare.
“Unë e shon veten time më mirë në Angli sesa në Gjermani në fakt. Më duket se aty e gjej veten akoma më mirë sesa në futbollin gjerman. Por nuk e di në fakt sesa mund të shkoj deri atje, duke parë edhe moshën time. Lacio? Po nuk mund t’i thuash “JO” Lacios (qesh). Megjithëse aty ka shumë shqiptarë, por kjo nuk do të thotë asgjë. Të shohim tani për të ardhmen.
Sa i përket shpresave të Shqipërisë për kualifikim, tani ka ndryshuar fytyrën me talentet e rinjë. Duhet parë edhe shorti normal, por tani mund të mposhtim Kombëtare që më parë as i imagjinonim dot. Si ta themi ndryshe, ne jemi aty në listë por të tjerët nuk mund të na shohin”, tha Gjasula. /Sport Ekspres/