Skënderbeu ka dalë me një pikë nga përballja që patën në “Air Albania” ndaj Tiranës, duke mbyllur kështu serinë radhazi të fitoreve në drejtimin e Egbos. Në stadium ishin të pranishëm edhe mbështetës të korçarëve, që kishin udhëtuar për të parë nga afër këtë përballje.
Thumbime ka në distancë mes tifozerive, ndërsa mbështetësit e Tiranës kanë refuzuar të përmendin emrin e Skënderbeut, duke e quajtur me “kërnacka”. Në të njëjtën monedhë kanë reaguar edhe “UED” në përfundimin e takimit, teksa emrin e bardhebluve e kanë zëvendësuar me “degjenerata”. /Sport Ekspres/