Kosova do të luajë përballë Maqedonisë së Veriut në 26 mars ku do të kërkojë të sigurojë një biletë për në Euro 2020. Ndeshja do të zhvillohet në Shkup, ndërsa tifozët e përfaqësueses së Kosovës do të kenë në dispozicion 3000 bileta për të mbështetur skuadrën në stadium. Ndërkohë, një numër shumë i madh shqiptarësh jetojnë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë edhe grupimet e tyre të tifozëve.
Por një një prononcim për “Indeksionline”, tifogrupi i Shkupit, “Shvercerat”, kanë refuzuar të jenë në shkallët e stadiumit për të përkrahur Kosovës. Kreu i këtij grupimi shprehet me fjalët: “Ne kemi vetëm një Kombëtare, dhe ajo është Shqipëria. Nuk do të ketë organizim për këtë ndeshje”, duke i dhënë kështu fund kësaj çështjeje. Sa i përket grupimit të tifozëve shqiptarë nga Tetova, “Ballistët” janë ende të pavendosur rreth kësaj teme dhe në të ardhmen do të zbulojnë zgjedhjen e tyre./Sport Ekspres/