I përzgjedhur si personazhi sportiv i vitit 2020, flet Myrto Uzuni pas vlerësimit të lexuesve

Myrto Uzuni është shpallur si personazhi sportiv më i mirë për vitin 2020 në bazë të sondazhit që ka bërë “Sport Ekspres”. Lojtari shqiptar ka rrëmbyer zemrat e tifozëve me arritjet dhe vetë historinë që mbart, për të qenë një shembull për të tjerët.

Futbollisti i Ferencvarosh ka lënë edhe një koment të shkurtër pas këtij vlerësimi të marrë nga lexuesit e medias sonë. Duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur përgjatë kësaj kohe dhe duke uruar lumturinë në çdo tryezë shqiptarë, ajo që mezi pritet është momenti për të veshur sërish fanellën e Kombëtares.

“Unë i falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur gjithmonë, pasi janë forca ime. Nuk ka qenë aspak e lehtë për të mbërritur deri këtu dhe çdo sukses i arritur është vetëm për ta, që më kanë dhënë shtysë në momentet më të vështira. Iu falënderoj për vlerësimin e bërë të gjithë lexuesve të “Sport Ekspres” dhe sigurisht mezi pres momentin që të zbresim sërish me fanellën e Kombëtares, për t’i bërë të lumtur të gjithë shqiptarët. Tani është koha e festave dhe unë uroj mbarësi dhe lumturi në çdo familje e tryezë shqiptare”, ka thënë Uzuni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *