Futbolli është i ndalur dhe ende nuk ka një datë të saktë se kur do të rinisë sërish, megjithëse dëshira është e madhe që sa më parë të shohim sërish ekipet e zemrës në fushën e lojës. Në këto kushte lojtarët po përpiqen të bëjnë më të mirën për të ruajtur formën e tyre me anë të stërvitjes nga shtëpia, por një gjë e tillë është një sfidë më vete. Klubet kanë shpërndarë programin e tyre të trajnimit për të gjithë futbollistët, të cilët po e ndjekin me përpikmëri. Madje ka dhe prej tyre që zgjedhin të ndajnë me të tjerët disa prej ushtrimeve që kryejnë.
Një zgjedhje kjo që më tepër preferohet nga më të rinjtë, por që portierit Sirigu i duket mëse qesharake. Gardiani i Torinos i përket shkollës së vjetër dhe nuk vrapon t’u tregojë të gjithëve çdo gjë që bën në jetën e tij, ndërsa tregon duke qeshur edhe mëndimin e tij për ata të cilët shpërndajnë stërvitjen e tyre me të tjerët. Madje nuk kursehet t’i quajë idiotë.
“Unë jam padyshim një nga më të mëdhenjtë në dhomën e zhveshjes. Përpiqem ta bëj veten të ndjehem aty, veçanërisht me të rinjtë. Por është gjithmonë një idiot që tregon se bën pompa ose ndonjë ushtrim tjetër në shtëpi dhe më shkrin së qeshuri”, ka thënë Sirigu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/