I pandreqshmi Ronaldinjo! Do të bënte poker të jashtëligjshëm, arsyeja e udhëtimit dhe burgu në Paraguai

Nga Klaudio Ndreca

Ronaldinjo mbetet i pandreqshëm në sjelljen e tij, duke shkaktuar gjithmonë telashe dhe duke pasur një sjellje të ç’rregullt. Një talent të dhuruar nga Zoti teksa jepte magji në botën e futbollit, por aspak i disiplinuar dhe jashtë rregullave të forta.

Shpeshherë ka pasur rrëfime se Ronaldinjo e kthente shtëpinë e tij në një lokal nate, ku gjendej gjithmonë në shoqërinë e shumë femrave. Së fundmi legjenda braziliane do të burgosej në Paraguai me vëllain e tij, ndërsa tani ka kaluar në arrest shtëpie deri në vendimin tjetër. Sipas avokatëve, Ronaldinjo kishte mbërritur në Paraguai për të promovuar librin dhe për të marrë pjesë në një aksion humanitar.

Por kjo është shumë naïve për t’u besuar. Nëpërmjet një artikulli të “Journal de Brasilia” publikohet saktësisht se figura e njohur e futbollit kishte shkuar në këtë vend për të organizuar një turne pokeri të jashtëligjshme, e cila nuk do të ndodhte për herë të parë prej tij. /Sport Ekspres/