I paguante 1.4 milionë euro në 3 vite! Plas në Spanjë, Barcelona i dërgonte para personit që është në Komisionin e Arbitrave të La Liga

Jose Maria Enriquez Negreira është një ish-arbitër spanjoll dhe një nga njerëzit kryesorë në komitetin e arbitrave të La Ligës. Përveç kësaj, Enriquez kishte biznese private dhe rezultoi se Barcelona i kishte paguar një prej kompanive të tij 1.4 milionë euro në tre vite.

Mediat katalanase publikuan informacionin se Enriquez Negreira është ndër personat ndaj të cilëve ka nisur procedimi për korrupsion. Në hetim, prokurori zbuloi gjëra të ndryshme të dyshimta, si dhe pagesa që vinin nga Barcelona.

Kështu, gjiganti katalanas, nëpërmjet kompanisë DASNIL 95 SL, e ka paguar atë për ‘këshilla teknike’. E gjitha kjo ka trazuar ujërat në Spanjë po është një provë jo e vogël që tregon për ndërhyrjen e Barcelonës në garë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *