Armando Broja është i pafat! Sulmuesi shqiptar la një dëmtim mbrapa nga ndeshjet me Shqipërinë dhe iu bashkua Chelsea në miqësoret që po zhvillon ky ekip para rikthimit të kampionatit. Por sulmuesi shqiptar është dëmtuar sërish, këtë herë ndaj Aston Vilës.
Në minutën e 20 të takimit, Broja ka pasur një duel me një prej mbrojtësave kundërshtar. Ai përfundoi në tokë mes lotëve dhe ulërimave për dhimbjet e ndiera. Më pas është dashur barela për t’u larguar nga fusha e blertë, me gjendjen që nuk duket e mirë. /Sport Ekspres/