Igli Tare vazhdon të marrë vlerësime të mëdha në Itali për punën e bërë. Drejtori sportiv vazhdon të marrë meritat për një Lacio që papritur është kthyer në luftën për Skudeton. Në një kohë që te kjo skuadër vinin kërcënimet edhe nga vetë mbështetësit e tyre, pasi po zhgënjente me rezultatet dhe nuk ishte atje ku duhej.
Marko Bielsa do e linte skuadrën menjëherë pasi firmosi, pasi sipas tij, Tare nuk po i sillte lojtarët që donte. Menjëherë skuadra përfundoi në trajner të përkohshëm, Inzagin, që erdhi nga të rinjtë. Por me rezultatet e marra dhe lojën e bukur, vazhdoi një projekt afatgjatë që po i jep frytet sot.
Pikërisht për këtë çështje ka folur për “Cittaceleste” Pino Insegno, i njohur në gjithë Romën si njeri i teatrit, kinemasë, televizioni dhe Radios.
“Inzagi është motori i palëvizshëm i kësaj makine perfekte. Simeonen e kam mik dhe është përson i veçantë, por kisha dyshime nëse kishte përvojën e duhur. Tare më tha: “Nëse i mbijetoi edhe më të keqes, kjo do të thotë se do të bëj shumë mirë”. Kështu ka rezultur vërtetë. Unë e besova atë dhe e të vërtetë shpresojmë se nuk do ta humbasim kurrë Taren, sepse është edhe një njeri i mirë”, ka thënë Insegno. /Sport Ekspres/