“I nderuar që lidhem me Chelsea-n“, Strakosha tregon të ardhmen në Premier League: Dua tituj me ekipin e ri

 

Tomas Strakosha ka mundësinë të përmbushë ëndrrën e tij, të luajë në Premier League. E ardhmja e tij do të jetë Anglia dhe këtë e konfirmon vetë portieri shqiptar në një intervistë të dhënë në “The here ëe go Podcas“ me Fabrizio Romanon. Strakosha shprehet se ndihet i nderuar që emri i tij është lakuar për një kalim te Chelsea, ndërsa më pas shton se ka në tryezë oferta nga disa klube angleze. Objektivi i tij i ardhshëm është fitimi i sa më shumë trofeve dhe kompeticioni Champions League.

“Chelsea? Jam i nderuar që jam i lidhur me një klub të tillë, që është një nga më të rëndësishmit në Premier League. Për mua liga angleze është më e mira në botë dhe do të doja të luaja atje. Megjithatë, ka disa klube nga Premier League të interesuara, thashethemet janë normale tani. Unë marr pak kohë për të menduar se cila mund të jetë zgjidhja më e mirë për mua, por nuk e fsheh faktin se jam shumë i lumtur që kam mundësinë të luaj në Premier League.
Në 5-6 vitet e fundit kam zhvilluar cilësi më të larta në Itali, sepse niveli është bërë shumë më konkurrues. Unë e konsideroj Serinë A ligën e dytë më të mirë në botë, ajo angleze mbetet e para. Aty janë lojtarët, trajnerët dhe tifozët më të mirë. Atmosfera është fantastike dhe e di që atje do të mund të rritem edhe më shumë si portier.

Pres të fitoj tituj me ekipin tim të ardhshëm, ëndrra ime është të luaj më shumë ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe ndoshta një ditë ta fitoj atë, siç dëshiron dikush. Aktualisht, ndihem mjaft i uritur për tituj dhe për të luajtur”, ka deklaruar Tomas Strakosha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *