Armando Broja është duke shkëlqyer tek Chelsea sa i përket të rinjëve. Nuk ka rëndësi grupmosha, është gjithmonë ky sulmues që realizon te U-18, U-19, U-21 apo U-23 i londinezëve. Ajo që mungon është vetëm ftesa nga ekipi i parë që drejtohet nga Lampard.
Por për të mbërritur deri këtu ka ende kohë, ndërsa te klubi në fjalë do t’ia japin shansin Brojës. Vetëm pak më parë është rinovuar kontrata e re për 3 vite te Chelsea. /Sport Ekspres/