Ibrahimoviç bëri debutimin e tij të shumëpritur te Milani, duke u future në pjesën e dytë në ndeshjen e fundjavës kundër Sampdorias. Megjithëse nuk arriti të shënojë, sulmuesi suedez është kthyer në një simbol shprese për tifozët kuqezinj.
Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Ibrahimoviç i ka dhënë sinjale të qarta Piolit se dëshiron që sulmin ta ndajë me Leaon, duke bërë kështu që Piatek të mbetet jashtë planeve. Kjo gjë duket edhe në fjalët që suedezi tha pas ndeshjes, ku tregoi se e kishte mësuar Leaon si të lëvizte dhe çfarë duhet të bënte në fushë. Një gjë e tillë pritet që të sjellë edhe një ndryshim në modulin e lojës, i cili kalon në një 4-3-1-2 që nuk ka vend për Piatek apo Suson./Sport Ekspres/