I larguar në La Liga që në muajin janar, Myrto Uzuni shpallet golashënuesi më i mirë në Hungari

Një tjetër vlerësim vjen për Myrto Uzunin, këtë herë në Hungari. Sulmuesi shqiptar është larguar në merkaton e dimrit te Granada në La Liga. Ky ishte hapi më i madh për të, ndërsa në ndeshjet e fundit është rritur jo pak niveli, me golin dhe asistin e dhënë në dy takimet e fundit.

Por Myrto Uzuni është shpallur golashënuesi më i mirë i Kupës së Hungarisë. Pavarësisht kalimit në Spanjë prej disa muajsh, askush nuk e arriti kuotën e 8 golave të shënuara nga lojtari shqiptar. Në fund ishte Ferencvaros që u shpall kampione e Kupës pasi mundi me shifrat 3-0 Paks. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *