I kritikuar për mungesë rezultatesh, Deshampi ironinzon: Mbase janë lodhur duke parë fytyrën time prej 12 vitesh

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Franca e përfundoi në vendin e parë grupin në Ligën A të Ligës së Kombeve. “Gjelat” mposhtën Italinë me shifrat 1-3 mbrëmjen e sotme. I pyetur në “Rai Sport” në lidhje me kritikat e marra së fundmi për shkak të rezultateve jo të mira me Francën. Kreu i pankinës së trikokorëve ka qartësuar se askush nuk e bën dot që të humbasë qetësinë, pavarësisht kritikave të shumta.

“Kritikat? Askush nuk më bën dot që të humbas qetësinë dhe kthjelltësinë. Kam 12 vite që jam këtu. Ndoshta disa njerëz janë lodhur duke parë fytyrën time dhe duke më dëgjuar(qesh)”, ka thënë Didiee Deshampi./Sport Ekspres/