I konsideronte topat si të dashurën, Haland jep spektakël edhe në intervista: Sot do fle vetëm

Haland bëhet edhe njëherë protagonist në intervistat pas ndeshjesh. Pas një performance mjaft të shkëlqyer ndaj Club Brugge, ku shënoi dopietë, norvegjezi dhuron dhe njëherë spektakël në prononcimet që jep. Më herët 20 vjeçari kishte deklaruar se i quan “topat” e fituar nga tregolëshi si të dashurën e tij, sepse fle me ta çdo natë. I pyetur nga një gazetar se a do të flinte vetëm sot, sulmuesi i Dortmundit nuk ka hezituar për të hedhur një sarkazëm.

“Sot do të fle vetëm, sigurisht pasi shënova vetëm 2 gola dhe nuk mund të mar një top tjetër”.-u shpreh ai Ajo që e bën më të bukur këtë reagim ëshët fakti se Haland vazhdon të mbajë qëndrimin statik kur flet dhe nuk buzëqesh asnjëherë. Gjithashtu Haland foli edhe mbi faktin që i ka shënuar 6 gola ekipeve të Belgjikës. “Kam shans ndaj ekipeve të Belgjikës, janë preja ime e preferuar”,- ishin fjalët e sulmuesit të Dortmundit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *