I kërkon dhe i del garant ekipit për dy lojtar pa shkuar, Skënder Gega zyrtarizohet në mesin e muajit

Skënder Gega është gati që të marrë drejtimin e një ekipi të ri dhe të nis aventurën në kampionatin jordanez të futbollit. Marrëveshja është arritur me Al Ramthan për ta drejtuar për sezonin e ri që nis brenda pak kohësh, ndërsa në Jordani janë duke e pritur ende trajnerin shqiptar.

Marrëveshja është arritur dhe nuk ka më detaje për t’u diskutuar. E vetmja e papritur është paksa vonesa e mbërritjes së Gegës në vendin e ri të punës, pasi pritej që të gjendej atje, por ka ndikuar edhe marrja e çmimit si “mjeshtër i madh” nga presidenti Ilir Meta që të mbetet në Shqipëri.

Gega pritet që në mesin e muajit të gjendet te Al Ramtha dhe të jap deklaratën e parë si trajneri i ri i ekipit. Ndërkohë sipas asaj që raportojnë mediat në Jordani, Gega ka kërkuar që të marrë edhe dy lojtarë të huaj me vete, duke i shprehur klubit garancinë për cilësitë e tyre, madje që t’i ushtrohen edhe testeve shtesë nëse kërkohen nga klubi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online