Milani ka pësuar një ndryshim pozitiv këtë sezon. Projekti i ri po ecën me sukses dhe meritat i takojnë edhe Igli Tares. Puna e drejtorit sportiv shqiptar është dukshme. Madje, ndikimi i tij te Milani është nxjerrë në pah edhe nga opinioni sportiv italian. Së fundmi, ka qenë Cristian Brocchi ai që ka vlerësuar kontributin e Tares. Ish-lojtari italian ka thënë për “Tuttosport”-in se Igli ka qenë vendimtar në rikthimin e emocioneve te tifozët.
“Allegri dhe Tare kanë bërë një punë fantastike: drejtori sportiv ka qenë vendimtar në çimentimin e grupit dhe në rikthimin e emocioneve te tifozët, si një rikthim në Ligën e Kampionëve. Atje duhet të jetë Milani”, ka thënë Cristian Brocchi./Sport Ekspres/