Napoli nuk do të jetë më e ardhmja e Elseid Hysajt. Ky i fundit ka vendosur të mos rinovojë me klubin italian. Pavarësisht se Gatuzo ka shprehur pëlqim për mbrojtësin shqiptar, presidenti De Laurentis nuk është i gatshëm të dyfishojë rrogën vjetore të Hysajt. Për këtë arsye lojtari i Kombëtares shqiptare ka vendosur që në fund të sezonit, kur përfundon edhe kontrata me Napolin, të largohet si një lojtar me parametër 0.
Është “RAI Sport” ai që konfirmon një lajm të tillë, ndërsa mësohet se destinacioni i mundshëm për shkodranin është Roma. Në kryeqytetin italian Hysaj do të mund të bashkohej me një tjetër mbrojtës shqiptar, Marash Kumbullën, i cili është përshtatur mjaft mirë me verdhekuqtë. Ndërkohë kontaktet mes palëve kanë nisur prej kohësh, pasi Roma disa herë ka shfaqur pëlqimin për të marrë në organikën e saj Elseid Hysajn./Halit Delibashi-Sport Ekspres/