Murinjo do të jetë trajneri që ka për detyrë të realizojë objektivat e vendosura nga Roma në sezonin e ardhshëm. Pasi Skudeto ndërroi “pronar” në sezonin e shkuar për t’iu larguar Juventusit dhe duke mbërritur te Interi, tekniku portugez do të provojë me të gjitha mënyrat rreth mrekullisë së titullit.
Për këtë arsye puna ka nisur shumë seriozisht që në fazën përgatitore, teksa lojtarët e Romës janë njohur disi me metodën e Murinjos. Mes tyre është edhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, që do të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin në vazhdim.
Murinjo i ka thirrur futbollistët dhe i ka izoluar në qendrën e trajnerimit për të qenë dy ditë larg syve kureshtarë. Madje edhe mediat e klubit u lejuan vetëm për disa minuta, teksa trajneri portugez zgjodhi këtë mënyrë për t’u njohur me lojtarët e tij. Biseda kishte me të gjithë për t’i prezantuar projektin dhe mënyrën sesi do të sillen në vazhdimësi.
Shumica e punës është kryer nga trajneri i fitnesit Stefano Rapeti, ndërsa Murinjo nuk ndërhyn në asnjë moment të vetëm. Interesant është pjesa që në fushë u vendos një ekran gjigand. Në këtë mënyrë Murinjo zgjedh që të shpjegoj me më shumë saktësi taktikat dhe mënyrën sesi duhet të paraqitet ekipi në fushën e lojës. Gjatë kohës që trajneri portugez e shpjegon me më shumë saktësi, gjithë futbollistët janë në heshtjen e plotë. /Sport Ekspres/