I humburi më i madh i mbylljes në Superiore! Vendimi i Edit prish punën e vëllait, Partizani rrezikon krizën e madhe

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria nuk e ka marrë ende vendimin sa i përket rikthimit të futbollit pas prekjes nga pandemia. FSHF ka ndërtuar një plan që nuk e ka marrë ende përgjigjen e Qeverisë, por me datat e paraqitura, sigurisht që do të ketë një shtyrje në rastin më të mirë. Pasi shteti mund të vendosi edhe duke ndjekur shembullin e Francës dhe Holandës, për ta mbyllur kampionatin para kohe.

Armand Duka e ka treguar se çfarë do të ndodhë nëse ky plan vihej në zbatim nga Qeveria, duke sjellë përbazë rregullat e UEFA-s. Presidenti i FSHF u shpreh se do të ketë një fotografim të renditjes aktuale, pra duke u nisur nga të njëjtat pozicione në renditje. E si përkëthehet një gjë e tillë? Atëherë Tirana shpallet kampion dhe katër ekipet e para do të shkojnë në Europë.

Por ajo që harrojmë është se në asnjërën prej tyre nuk ndodhet Partizani, që renditet në vendin e gjashtë. Nëse vendimi i Edi Ramës do të ishte i tillë, padyshim që nga e gjitha kjo do të goditej më tepër vëllai i tij, Olsi Rama. Pra do të kishim atë që quhej fatalitet për Partizanin sa i përket financave të klubit.

Sikur të mos mjaftonte kjo pandemi që ka dërguar në krizë edhe skuadrat më të njohura, dalja jashtë Europës do të ishte goditja e fundit. Dihet tashmë që në Shqipëri kjo është mënyra më e mirë për skuadrat për të ngritur sadopak të ardhurat e tyre, me sukseset e bëra në Europë. E për më tepër me një skuadër si Partizani, që ka rroga të majme për futbollistët, atëherë do të bëhej e papërballueshme kosto. Kjo mund të sillte edhe ndryshimin e strukturës së klubit, për të bërë lëvizje dhe largime të lojtarëve, që vetëm sa do të rëndojnë gjendjen. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online