I habiti të gjithë me golin e tij, Materazzi me ironi për Ronaldon: Bravo, thuajse si unë
Goli i Ronaldos mbrëmjen e djeshme kundër Sampdorias mori vlerësime të shumta. Kërcimi i portugezit ishte shumë i lartë, duke bërë që të shpërthenin krahasimet me basketbollistët e NBA, pasi lartësia në ajër e tij shkoi në 2.56 metra.
Por nuk kanë munguar as ironitë për këtë rast, teksa ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka postuar në rrjetin e tij social në “Instagram” një foto të tijën, ku shënohet se ka kërcyer në lartësinë 2.70 metra. Foton e tij, ish-futbollisti italian e ka shqëruar me fjalët: “Bravo Air CR7… Thuajse si unë. Komplimente për golin”./Sport Ekspres/
View this post on Instagram
Bravo Air CR7 ….. quasi come me ??Complimenti per il gol !!! #fenomeno @cristiano @nike @inter