I djeg ende humbja në derbi, Dabulla: Tirana u rrah si fëmijë nga Partizani, i ringjallëm ne të kuqtë

Rezart Dabulla ishte ishte pjesë e panelit të të ftuarve në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“. Ish-mbrojtësi i Tiranës ka kritikuar ekipin e tij të zemrës për humbjen në derbi kundër Partizanit, ku kishte mundësinë të shkëputej në garën për titull. Dabulla shprehet ishte pikërisht ajo ndeshje që ringjalli Partizanin, i cili sot ndan kreun me bardheblutë.

“Tirana, për mendimin tim, e kishte në dorë ta mbyllte këtë kampionat në derbi. Në qoftë se do të fitonte, apo do barazonte, në atë ndeshje nuk do ta kishte ringjallur Partizanin. U rrah si fëmijë në atë përballje. Nuk më pëlqeu fare mënyra si humbi. M’u duk sikur ekipi nuk ishe i përqendruar, lojtarë të caktuar të paktën. Na mundi Partizani shumë lehtë”, ka thënë Rezart Dabulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *