I çuditshmi Hulk dhe kultura braziliane, lë gruan me tre fëmijë dhe lidhet me mbesën e saj

Në Brazil ka një kulturë tjetër nga ajo shqiptare dhe herë pas herë lexojmë raste që të çudisin. Një prej tyre është edhe ai i sulmuesit të njohur brazilian, Hulk. Ky i fundit ka bërë gjithmonë zgjedhje të gabuara në syrin e tifozëve dhe tërësisht egoiste.

Megjithëse e donin të gjitha ekipet në Europë, luante atje ku paguhej më tepër. Aktualisht është pjesë e Shangait, por bujën më të madhe po e bën me jetën personale. Pas 12 vitesh martese dhe me tre fëmijë që ka me partneren Iran Angelo de Souza, i ka dhënë fund për t’u lidhur me mbesën e saj që quhet Camila. Shumë kritika ka marrë në Brazil ky futbollist, megjithëse në raste të tjera të lojtarëve janë pohuar dhe pranuar lidhjet treshe që ndajnë të njëjtin apartament. /Sport Ekspres/