Përparim Daiu ishte i ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. Teksa është komentuar ndeshja e Shqipërisë ndaj Islandës në transfertë, njëkohësisht është prekur edhe pjesa e skemës së përdorur nga Reja. Daiu vendosi theksin se kjo skemë na nxjerrë zbuluar në krahun e majtë me Elseid Hysajn që dukshëm nuk i vjen dot në ndihmë sulmit.
“Ndeshja ndaj Izraelit do të jetë delikate. Ne do të kërkojmë për të marrë tre pikët dhe duhet të bëjmë lojë të mirë. Unë kam shumë rezerva për këtë pjesë. Ndaj Islandës morëm një rezultat positiv, por lojtarët e tyre ishin të rinjë dhe nuk i kishim parë më herët. Lojtarët tanë kishin vite që luanin së bashku dhe prandaj duhej të merrej më shumë 1 pikë.
Reja ka shumë eksperiencë si trajner, por nuk del nga guacka e trajnerëve italianë, katenaco. Aktivizon shumë lojtarë me tipare mbrojtëse dhe lë në stol lojtarë si Bajrami që na bën më të bukur. Duhet t’i jepet mundësia e Xhakomo Vrionit që të shohim potencialin e tij, jo vetëm për ta aktivizuar pak minuta në fund. Broja dhe Uzuni në sulm?
Do të sjellin më tepër rrezikshmëri, por duan pasimin e fundit. Prandaj duhet të aktivizohet me patjetër një mes Asllanit dhe Bajramit. Trajneri Reja duhet ta kuptojë që nuk i ka lojtarët për 3-5-2, ne nuk kemi anësorët. Hysaj ka çaluar në krahun e vetë në të djathtën, jo më në të majtën. Skema përdoret në saj të lojtarëve që ke në dizpozicion. Hysaj nuk është aty ku ne presim, nëse na mungon Agolli në krahun e majtë, atëherë duhet të përshtatemi me ata që kemi”, tha Daiu. /Sport Ekspres/