“Hyka le të vijë tani, titullin Tirana e feston me tifozë”! Refik Halili: Le të vendosin rregulla, licencën e mbyllëm në fund

Nga Klaudio Ndreca

Refik Halili i premton tifozëve se do ta festojnë titullin e këtij sezoni me tifozë, nëse Tirana nuk do të surprizohet në fushën e lojës me vazhdimin e Superiores. Pavarësisht rregullave që mund të mbeten ende në fuqi nga ana e Qeverisë, për diferencimin social. Në intervistën për “Fan Zone”, presidenti i bardhebluve është shprehur gjithashtu që ka mbyllur të gjitha detyrimet e nevojshme që skuadra të marrë licencimin në Europë. Nga ana tjetër është folur edhe për emra të ndryshëm të Kombëtares, si edhe Jahmir Hyka, ku është lënë dera e hapur për të mbërritur në këtë moment.

“Futbolli e largon panikun që ka kapur njerëzit në këtë kohë. Duhet që të fillojmë me stërvitjen. Ekipi ynë ka nisur të provojë që të kthehet për t’u stërvitur në mënyrat e veta dhe pak të fshehta në një fare mënyre. Unë bëj një krahasim të thjeshtë që në 10.000 metra katrorë, nuk do të jetë problem i madh për 15 veta.

Do të doja që titullin ta merrnim në fushë, por kjo nuk varet nga ne. Kemi 10 vite që nuk kemi titull kampion dhe e duam me tifozë. Çfarëdolloj rregulli që të vendosin, jam i bindur që do të festohet me tifozë titulli. Jam i bindur për këtë dhe do ta gjejmë mënyrën sesi do ta festojmë.

Unë jam optimist duke parë lëvizjen e njerëzve në ditën e sotme. Lincenca? Fakti është që ka muaj që punohet në organizim me këtë pjesë dhe me Federatën dhe kriteret që kanë, puna ka filluar shumë kohë më para. Në ditët e fundit kemi bërë një detyrim financiar ndaj detyrimeve tatimore duke paguar një shumë të konsiderueshme, se jemi mësuar t’i lëmë gjërat në fund. Kemi dërguar të gjithë dokumentacionin pranë Federatës dhe dimë që jemi në rregull me to. Kjo ishte një arritje e madhe.

Jam i bindur që i kemi plotësuar kriteret kësaj radhe. Tirana nuk është kot në këtë klasfikim, kemi pasur edhe fatin, por kemi një ekip shumë të mirë dhe dua t’i falenderoj lojtarët. Nuk e ndal dot askush këtë Tiranë.

Jahmir Hyka dhe lojtarët e Kombëtares që mund të vijnë te Tirana? Po unë ndihem mirë që kanë interes që të vijnë te një klub si i joni. Hyka nga ne ka çarë malet në Europë, por problemi është që duhet të vijnë tani dhe jo kur të mbyllin karrierën. Trajneri më i mirë që kam pasur te Tirana? E di që zakonisht thuhen ata që fitojnë titujt, për mua është Ilir Daja”, u shpreh Halili. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online