Humor kinez, te Partizani e morën vesh nga tv për dorëheqjen e Starovës!

Partizani në kaos total dhe më keq se kaq nuk ka ku të shkojë. Drejtuesit e klubit të kuq, më saktë, drejtori sportiv, Olsi Rama, për një ndeshje që ka mbaruar në orën 15:00, në Gjirokastër, dhe skuadra është mundur 5-0, ka folur për “Supersport” në mbrëmje dhe deklaron se nuk di asgjë për dorëheqjen e Sulejman Starovës: “E kemi marrë vesh nga televizioni dorëheqjen e Starovës, nuk kemi komunikuar ende. Nesër do të takohemi dhe do të vendosim”. Praktikisht, një deklaratë që habit dhe e kthen komedi situatën te të kuqtë… Drejtuesit nuk kanë komunikuar me trajnerin dhe e marrin vesh nga tv dorëheqjen. Gjë që tregon se trajneri nuk i ka njoftuar, por ka vendosur me kokën e tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *