Humels i sinqertë: Nuk po luanim futboll prej kohësh

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Gjermania është eliminuar turpshëm, por pak a shumë pritej, lojtarët dhe analistët në Gjermani e kishin shfaqur frikën prej kohësh.

Miqësoret para Kupës së Botës ishin skandaloze, por u kaluan me qetësi, sepse Gjermania luan ndeshjet e vërteta.

Më pas erdhën ndeshjet e Botërorit, nga humbja e turpshme kundër Meksikës, te fitorja plot fat kundër Suedisë.

Sot ndaj Koresë së Jugut erdhi goditja fatale dhe Mats Humels është i pari që flet hapur dhe pranon problemet: “Ndeshjen e fundit të mirë e kemi luajtur vjeshtën e shkuar. Kaq mundësi kishim, dhanë gjithçka ndaj Koresë së Jugut, krijuam edhe raste, ndërsa në fund ishim të detyruar të hidheshin përpara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *