Trajneri i Bjellorusisë, Markhel, ka folur menjëherë pas disfatës së marrë në Tiranë. Ekipi mik vinte për dy rezultate që të mbante vendin e parë në grupin tonë, duke i’u nevojitur edhe barazimi për të lënë pas Shqipërinë. Por kjo nuk ndodhi pasi kuqezinjtë tanë fituan në shifrat 3-2 dhe kanë mbërritur tanimë në Ligën B.
Tekniku i bjellorusëve, Markhel, është shprehur se kjo humbje ishte tërësisht e pamerituar për djemtë që drejton prej kohësh. E kur pyetet për problemin që sheh te Kombëtarja që drejton, trajneri ka thënë se asnjëherë Bjellorusia nuk di të luajë pa “u kafshuar” e para.
“Fatkeqësisht ne dështuam që të arrijmë objektivin tonë, por jeta do të vazhdojë. Ne luajtëm nje gjysmë pjese shumë të mirë. Në fillim pësuam dy gola dhe pas kësaj ekipi filloi që të luante ashtu siç i thashë përpara ndeshjes. Kjo po ndodh me ne, deri në momentin që gjeli nuk kafshon, ne nuk luajmë në mënyrën që duhet. Ky është problemi më i madh. E vështirë që të flas pas kësaj humbje me Shqipërinë dhe mendoj se ishte e pamerituar. Djemtë luftuan dhe nderuan vendin e tyre. Ndoshta për momentin kjo është gjëja të më e rëndësishme”, ka thënë Markhel. /Sport Ekspres/