Napoli është mposhtur në ndeshjen e fundit nga Milani me shifrat 1-3, një rezultat që nuk ndodhte në “San Paolo” për kuqezinjtë që prej 10 viteve më parë. Një disfatë e tillë nuk ka lënë gjurmë të thella edhe pas vërshëllimës së 3-fishtë të arbitrit, teksa është shoqëruar me tensione në dhomën e zhveshjes së napoletanëve.
Marrëdhëniet e Gatuzos me lojtarët e tij janë lëkundur dhe mediat në Itali raportojnë për një sherr të lindur mes palëve. Situata nuk ka qenë pozitive as në seancën e djeshje stërvitore, ku ka pasur një tjetër konfrontim. Futbollistët duket se nuk ka kanë përtypur ktiticizmin e madh nga trajneri i tyre pas ndeshjes me Milanin, ndërsa Gatuzo ka kërcënuar edhe me largim nga pankina nëse situata nuk ndryshon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/