Humbi finalen me Totenhemin, Amorimi: Nëse drejtuesit ose tifozët ndjejnë se nuk jam i duhuri, iki që nesër

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mançester Junajtedi ka humbur finalen e Ligës së Europës kundër Totenhemit e për rrjedhojë humb edhe mundësinë për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. I gjendur pranë zonës së rrezikut në kampionat dhe pa asnjë trofe të fituar, sezoni nuk ka qenë aspak pozitiv për “djajtë e kuq”. Por Ruben Amorimi e ka bërë të qartë se nuk do të japë dorëheqjen. Ai ka theksuar se nëse drejtuesit e klubit ose tifozët kërkojnë largimin e tij, atëherë do të shkojë pa kundërshtuar, por dorëheqja nuk është në planet e tij.

“Prita kaq shumë për të ndryshuar klub, sepse doja vetëm këtë klub, Mançester Junajtedin. Do të qendroj këtu për aq kohë sa klubi do të dëshirojë. Nuk do të dorëhiqem. Kam besim te puna ime dhe nuk do të ndryshoj asgjë. Nëse drejtuesit ose tifozët ndjejnë se unë nuk jam njeriu i duhur, do të largohen të nesërmen pa asnjë bisedë për kompensimin financiar… por nuk do të jap dorëheqjen”, ka deklaruar Ruben Amorimi./Sport Ekspres/