Bota e sportit shqiptar ka marrë sot një lajm të hidhur, teksa Skënder Kurti nuk ia doli ta fitonte sfidën e tij me Koronavirusin. Disa ditë më parë pësoi një vdekje klinike prej virusit vdekjeprurës, duke treaguar shpirtin e tij luftarak dhe suke rezistuar, por në fund nuk ia doli ta fitonte këtë betejë. Kurti u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare, ndërsa do të mbahet mend gjatë nga të gjithë për atë çfarë i ka falur sportit shqiptar. Një ish-boksier i njohur, që pas tërheqjes nga ky sport i vështirë nisi të ushtronte rolin e trajnerit me Tiranën si dhe i pari trajner i Kombëtares në boks.
Dhimbja nga ky lajm është i madh dhe djali i Skëder Kurtit, Renato Kurti, ka vendosur ta ndajë me të tjerët. Ky i fundit ka shkruar fjalët e ndjera për humbjen e të atit të tij, ku shprehet se bashkë me të ka vdekur edhe gjysma e tij ditën e sotme.
“Qofsh i xhenetit shoku im më i ngushtë, babai im. Zoti të mirët i merr për vete. Pac dheun e lehtë bab, me ty ka vdekur edhe gjysma ime sot. S’ndahesh dot nga zemrat tona. Do jetosh me mua në krahë në shpirtin tim derisa të bashkohemi”, shkruan i biri i Skënder Kurtit./Sport Ekspres/