Huliganët ukrainas sulmojnë tifozët anglezë

Vjen episodi i parë i shëmtuar në prag të finales së Champions League, mes Liverpulit e Realit, sepse një grup tifozësh të Liverpulit janë sulmuar nga rreth 20 huliganë ukrainas të Arsenalit Kievit.

Ngjarja ndodhi në Rooster Grill, një lokal afër stadiumit, gjatë natës së djeshme.

Dy të plagosur lehtë, shumë frikë dhe ankth, sepse bëhet fjalë për një episod të rëndë, sidomos për faktin se ka ndodhur shumë pranë stadiumit, në një zonë mjaft të sigurt në teori.

Nuk dihet arsyeja e sulmit, ndërkohë që tifozët anglezë mohojnë të kenë pasur probleme apo ndonjë provokim dhe sulmi ishte i papritur, vetëm pak orë pas mbërritjes së tyre në Kiev.

Policia arrestoi 3 persona, mes të cilëve një anglez, ndërsa po punon për të kapur personat e tjerë të përfshirë në sherrin masiv, ku fluturuan tavolina e gota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online