Huan Mata është shpallur Futbollisti i Vitit për The Guardian, gazeta prestigjioze britanike, që si çdo vit jep një çmim të veçantë, që nuk ka lidhje thjesht me golat e shënuar dhe spektaklin në fushë. Ashtu do fitonin gjithçka Mesi e Ronaldo!
Guardian vlerwon gjëra më të rëndësishme se golat dhe ka nderuar spanjollin Huan Mata. Arsyeja? Diçka e thjeshtë, por unike: Mata mendon për pasardhësit, për ata që ndryshe nga futbollistët nuk kanë gjithçka në jetë.
Mesfushori i Mançester Junajtid ka krijuar Common Goal, një fond solidariteti ku futbollistët, me dëshirë, dhurojnë 1% të pagës së tyre. Ndihmë për vendet e varfra, për futbollistët e pafat që nuk kanë kushte, fusha, topa, veshje sportive.
35 futbollistë deri tani e kanë ndjekur, edhe emra si Kagaua, Kielini, Humels e Kasper Shmajkel, por edhe trajneri i Hofenhajmit Julian Nagelsman, apo presidenti i UEFA-s Aleksandër Çeferin.
Plani i Matës? Që herët a vonë 1% e pagës të jepet nga gjithë futbollistët e vendeve të pasura, me detyrim nga FIFA dhe UEFA.