Një çudi që të lë me gojë hapur është ajo që vjen nga Japonia. Yuki Nagasato ka bërë transferimin historik, teksa nga sezoni i ardhshëm do të luajë për një skuadër futbolli meshkujsh. Hayabusa Eleven, një klub meshkujsh që është pjesë e Kanagaëa Prefecture League, ka huzuar futbollisten 33-vjeçare deri në vitin 2021, duke sjellë kështu një risi të padëgjaur më parë.
Nagasato është në pronësi të Chicago Red Stars, si dhe mban veshur fanellën e Kombëtares japoneze të femrave. Madje në vitin 2011 ka arritur të shpallet kampione bote me Japoninë e saj, ndërsa një vit më vonë var në qafë medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/