Historike/ Në vendin që nxori Pelen dhe Nejmar, te Santos debuton një lojtar…15-vjeç

Santosi është dëgjuar shpeshherë në botën e futbollit për produktet kualitative që ka nxjerrë si Nejmar, Pele dhe Robinjo. Këtë herë është një tjetër emër që duhet të mbahet shënim nga ky ekip pasi bëhet fjalë për një talent me prespektivë të madhe.

Angelo Gabriel quhet lojtar i cili ka hyrë që tani në histori. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar ndaj Fluminense i është besuar rreth 30 minuta loje duke bëri debutimin vetëm në moshën 15-vjeçare. Ky ishte lojtari më i ri që ka debutuar në kampionatin e Brazilit që nga 2003 ku ka pasur një reformim të turneut. Një talent premtues që ka fituar menjëherë vëmendjen e shumë skautëve për vetë faktin që debutoi me ekipin e parë të Santosit, ndërsa duhej të gjendej me U-16. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *