Historike/ Askush si Berat Gjimshiti, i pari lojtar i Kombëtares shqiptare që luan në çerekfinale të Champions League

Berat Gjimshiti ka hyrë në histori mbrëmjen e sotme, teksa bëhet i pari lojtar i Kombëtares shqiptare që luan në çerekfinalet e Champions League. Askush tjetër më parë nuk e ka prekur dot këtë fazë të këtij kompeticioni nga kuqezinjtë, teksa të vetmit që kanë kaluar fazën e grupeve kanë qenë Hysaj, Gashi apo edhe Xhaka.

Mbrojtësi i kuqezinjve të Rejas po përjeton një mrekulli me atë që padyshim është surpriza më e bukur e këtij sezoni në kompeticionin më prestigjoz për klube, Atalantën. Bergamaskët luajnë për herë të parë në Champions League  dhe padyshim që kjo herë e parë do të mbahet mend gjatë jo vetëm për ta, por për të gjithë tifozët e futbollit europian e italianë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *