Historia përsëritet pas 37 vitesh: Dikur Alan Kenedi, sonte Salah?

Në vitin 1981, Liverpuli çoi në Angli trofeun Champions-in pasi triumfuan në finale ndaj Realit të Madridit. Pozitat e dy ekipeve ishin krejt të kundërta në ato vite

Liverpuli dhe Reali i Madridit janë dy ekipe që arenën europiane e njohun prej më shumë se gjashtë dekadash. Por, përballjet midis këtyre dy ekipeve janë relativisht të pakta, pasi po të kërkosh në arkiva, të del se këto dy skuadra janë ndeshur vetëm pesë herë ndaj njëra tjetrës. Megjithatë, një ndër këto përballje ka qenë më veçantë se të tjerat. Bëhet fjalë për finalen e Champions-it në vitin 1981. Liverpuli asokohe i drejtuar nga Bob Peisli u ndesh me Realin e Vujadin Boshkov në stadiumin “Parc Des Princ” të parisit, por në atë kohë Liverpuli vinte në takim si favoriti absolut. Fundi i viteve 70-të dhe fillimi i viteve 80-të ishte një periudhë e artë për Liverpulin dhe ekipet angleze, ndërsa Reali i atëhershëm ishte një “gjigant i përgjumur”, që nuk kishte vite pa provuar shijen e suksesit në Europë. Por, sot kjo mund të duket pak si ironike, për shkak se pozitat e të dyja klubeve kanë ndërruar vendet pas më shumë se tri dekadash. Zidan dhe Klop ndoshta e mbajnë mend atë finale, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për lojtarët e tyre, të cilit akoma nuk kishin lindur.

NDESHJA

Liverpuli i atëhershëm ishte një ekip, me lojtarë të mëdhenj si Keni Dallglish, Rei Klemens, Grame Sones, por heroi i ndeshjes do të ishte mbrojtësi i majtë, Alan Kenedi, i cili në minutën e 82’ shtangu mbrojtjen spanjolle me një depërtim të papritur brenda zonës së madrilenëve dhe më pas mposhti me një portierin Agustin Rodrigez, falë një goditje të fuqishme ngjitur shtyllës së parë. Ky gol do të ishte kulmi i karrierës së 27-vjeçarit, i cili do të vazhdonte luante për shumë vite në futbollin anglez, por pavarësisht karrierës së gjatë, Kenedi mbahet mend nga shumë tifozë vetëm për atë gol.

37 VITE MË VONË

Situata sot është krejt e kundërt, madrilenët vijnë si favorit në këtë takim, por futbolli luhet në fushë e jo në letër, dhe Liverpuli e di mjaft mirë këtë gjë. Emra si Ronaldo, Ramos, Modriç dhe Kros të frikësojnë, por edhe në finalen e 2005-ës Milani i Ançelotit vinte më të njëjtin “petk”. Italianët kishin në përbërje lojtarë si Nesta, Maldini, Gatuzo, Kaka dhe Krespo, madje ky ekip i mbushur me yje e mbylli pjesën e parë me avantazhin e tri golave, por më pas të gjithë e dimë shumë mirë se ç’farë pasoi… “Mrekullia e Stambollit” është një fakt i pahomueshëm, që futbolli luhet vetëm me zemër. Nëse 37 vite qyteti i Liverpulit priste si heronj, Daglish me shokë, ndoshta të nesërmen ky fat mund të presë edhe djemtë e Jyrgen Klop.

27 Maj 1981, në “Parc des Prince”

LIVERPUL – REAL MADRID     0-1

Shënues: A.Kenedi 82’

Liverpul: Klemens, Nil, A.Kenedi, Tompson, R.Kenedi, A.Hansen, Li, Daglish (Kejs 85’), Xhonson, Mekdermot, Suns. Trajner: B.Peisli

Real Madrid: Rodrigez, Kortes (Pineda 87’), Navahas, Sabido, Kamaço, Del Boske, Anzhel, Shtielike, Huanito, Santijana, Kaningam. Trajner: V.Boshkov

Kartonë të verdhë: R.Kenedi 29’ / Shtielike 29’

 

Protagonistët

Dalglish: Më harruan në stadium, Një furgon policie më çoi në hotel

Keni Dalglish, ylli skocez i Liverpulit të atyre viteve tregoi për faqen zyrtare të klubi një detaj mjaft interesant për takimin e 37 viteve më parë. “Mbasi morëm medaljet unë dhe Grame Suns u njoftuam se do të kontrolloheshim për doping. Analizat zgjatën rreth gjysmë ore. Më pas kur dolëm i gjithi ekipi kishte ikur, atëherë nuk ekzistonin celularit dhe nuk e mbaja mend adresën e hotelit, por fatmirësisht një grup policësh na çuan me të shpejtë në hotel, pasi u treguam medaljet e trofeut”, përfundoi Dalglish.    

 

Kamaço: Ishte një Real ndryshe, Liverpuli atëherë bënte ligjin

Hoze Antonio Kamaço, një ndër lojtarët më të dalluar të Realit dhe kombëtares së Spanjës së atyre viteve, nuk e ka problem të pranojë superioritetin, që kishte Liverpuli i atyre vite. “Reali i atëhershëm ndodhej në një situatë krejt të kundërt. Nuk kishim rroga milionerësh, madje ndodhte shpesh që dhe të vonoheshin me muaj, gjithashtu dhe kontingjenti i ekipit linte për të dëshiruar, pasi jo pak herë na duhej të mbështeteshim te lojtarët  e akademisë”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *