Historia e rrallë sesi u largua Kitanovski nga Kukësi, bën xhiron në mediat e Azerbajxhanit

“Të lësh skuadrën që kërkon titullin kampion dhe nga ku je pjesë e rëndësishme, nga frika e tërmeteve”. Kjo është historia e rrallë e Kitanovskit, që u largua menjëherë pasi u trondit vendi ynë në datën 26 nëntor. Madje frika ishte aq e madhe, aqsa lojtari kërkoi nga klubi që të shkëpuste menjëherë kontratën. Sa i përket kompensimeve, nuk kërkoi asgjë nga Kukësi, vetëm që të mos kthehej më në Shqipëri.

Kjo histori ka bërë xhiron e mediave në Azerbajxhan gjatë ditës së djeshme. Pavarësisht se kanë kaluar thuajse 1 muaj nga ajo që ndodhi, shumë prej mediave sportive në këtë vend e kanë publikuar artikullin, duke treguar se deri ku mund të shkojë fobia ndaj tërmetit. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online