Për shkak të skandaleve që janë të bërë të ditura prej kohësh në media, Juventusit iu hoqën fillimisht 15 pikë në Serie A, por ato iu kthyen pas një apelimi dhe tani pritet një vendim i ri, përfundimtar. Me 15 pikë të rikthyera, Juventus tani është i treti në tabelë dhe sërish në vallen për Champions League, por nuk mund të luajë, edhe nëse e fiton Europa League këtë sezon.
Çështja do të jetë sërish në tavolinë dhe Gjykata e Apelit mund të konfirmojë ose të ulë dënimin e Juventusit. Derisa gjithçka të vendoset në Itali, UEFA ka hapur një hetim të pavarur dhe nëse drejtësia në Itali vonohet, forumi kontinental do të detyrohet të marrë masat e veta.
Kështu, sipas gazetarëve të Gazzetta dello Sport, Juventus rrezikon të pezullohet nga kompeticionet evropiane për të paktën një vit, nëse UEFA e shpall fajtor. Juventusi është i treti në Serie A me 59 pikë, por nëse i hiqen sërish pikët, do të bien me një numër të madh pozicionesh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/