Sa herë që mbyllet kampionati me afrimin e verës dhe sa herë që mbyllet viti, pra me hapjen e merkatos nisin edhe historitë që titullohen: “Elseid Hysaj”. Do të largohet nga Napoli! Nuk është hera e parë që dëgjojmë histori të tilla për mbrojtësin shkodran. Pavarësisht se shumë herë është bërë fakt i kryer largimi i tij vazhdon që të jetë pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre.
Konsolidimi erdhi pas afrimit të Gatuzos në krye të ekipit. Së fundmi është drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli që i jep përgjigje pyetjeve për largimin e mundshëm të Hysajt dhe Maksimovic nga skuadra, pasi po i përfundon kontrata.
“Të dy janë lojtarë që ne i vlerësojmë shumë dhe nuk duam që t’i shesim. Kanë një kontratë që po vjen drejt përfundimit, po kjo është e vërtetë. Ne shpresojmë që t’i mbajmë. Ata e dinë vlerësimin tonë dhe nuk është gjetur ende një marrëveshje që t’i kënaqi të gjitha palët e përfshira. Megjithatë do të shohim se çfarë do të ndodhi në të ardhmen”, u shpreh Giuntoli. /Sport Ekspres/