Një tragjedi e vërtetë për botën e futbollit ishte ndërrimi i jetës së Maradonës. Shumëkujt prej pjesëtarëve të këtij sporti dhe njëkohësisht tifozëve ishte njësoj si t’i hiqej një pjesë e zemrës së tyre kur u shpërnda lajmi mbi ndarjen nga jeta të legjendës argjentinase. Por në këto kohë, kur kanë ardhur reagime të pafundme nga kudo në botë, është shumë e vështirë për të ndarë sinqeritetin me hipokrizinë. Lionel Mesi do të bënte një gjest shumë të bukur teksa golin e tij kundër Osasunës e festoi me fanellën që ka mbajtur veshur dikur Maradona.
E për ta bërë këtë dedikim unik tërësisht të shëmtuar ka menduar Barcelona. Klubi spanjoll ka postuar në mënyrë të turpshme krenarinë se ky veprimi i Mesit ka thyer rekordet në rrjetet sociale sa i përket “Pëlqimeve” të marra. Komente të pafundme kanë vërshuar për t’i kujtuar katalanasve se po bënin një veprim të ulët, derisa postimi është fshirë. /Sport Ekspres/